Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

E publikuar: 10/03/2020 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Mbledhja do të fillojë në orën 12:00, derisa në rend të ditës janë katër pika.

Do të bëhet, miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, konstituimi i Forumit për Transparencë Parlamentare, shqyrtimi i kërkesave dhe i propozimeve, njoftimi për zhvendosjen e datave për mbajtjen e takimit të SEECP.