Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

E publikuar: 04/07/2018 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirru Këshillin e Sigurisë së Kosovës në mbledhjen e tij të rregullt, që pritet të mbahet nesër.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra për Media e Kryeministrit, e cila ka njoftuar ndër tjerash se pas mbledhjes do të ketë edhe konferencë për media.

“Në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media”, ka thënë Zyra për informim e kryeministrit.