Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

E publikuar: 19/09/2018 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që nesër në orën 14 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare.
Seanca do të mbahet me kërkesë të opozitës – LDK, VV, PSD dhe dy deputetëve të pavarur.

Në rend dite janë:

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”.

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.