Nesër hapet Aeroporti i Prishtinës, këto janë masat që duhet t’i dini

E publikuar: 27/06/2020 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pas takimit me drejtorin e AACK, Bujar Ejupi si dhe përfaqësues të ANP “Adem Jashari”, Gökmen Aritay dhe Uran Vela, ka thënë se kanë diskutuar për rifillimin e fluturimeve.

Abrashi ka thënë se kjo po bëhet duke u siguruar se janë ndërmarr të gjitha masat sipas manualit për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Nga nesër fillojnë fluturimet ajrore, me disa masa shtesë si: 1. Pasagjeret duhet të jenë në Aeroport 3 orë para fluturimit; 2. Matja e temperaturës do të bëhet për te gjithë pasagjerët, që hyn ne terminal; 3. Përdorimi i kabinetit për dezinfektim në hyrje të terminalit.; 4. Masa shtesë të Policisë, Doganës, MSH-së”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Abrashi gjithashtu ka shtuar se është diskutuar edhe për investimet në transportin ajror, hapjen e linjave të reja, programet nxitëse e liberalizimin e tregun për ofruesit e shërbimeve në Aeroport. Si dhe do të angazhohen që të ketë më shumë linja ajrore dhe me çmime më të ulta.