Nesër Grenell shkon në zyrat e LDK’së

E publikuar: 22/01/2020 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, do të vizitojë nesër zyret e LDK’së.

Ambasadori Richard Grenell do të pritet në takim nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

Takimi parashihet të mbahet në ora 11:30.

Ndryshe Vjosa Osmani ka paralajmëruar se me Grenellin do të bisedohet edhe për bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës me VV’në.