Nesër gjykata jep dënimin për hakerin e Yahoo Karim Baratov

E publikuar: 26/11/2017 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kanadez i akuzuar nga Shtetet e Bashkuara se ka ndihmuar inteligjencën Ruse për të hakuar email-et Yahoo në sulmin kibernetik të 2014-ës pritet të shpalle fajtor javën e ardhshme.

Karim Baratov do të shfaqet përpara trupit gjykues në një gjykatë në San Francisco. 22 vjeçari me origjinë prej Kazakistanit, u arrestua në Mars me kërkesë të prokurorëve Amerikanë.

Krahas tij, Departamenti Amerikan i Drejtësisë lëshoi urdhër arrestet edhe për tre të tjerë, dy prej të cilëve janë oficerë të FSB-së Ruse.

Yahoo u ble në Qershor nga operatori celular Amerikan Verizon. Sipas prokurorëve, Dimitry Dokuchaev dhe Igor Susshchin kanë paguar hakerat për të vjedhur informacione dhe përdorur Alexsey Belan për të sulmuar Yahoo.

Baratov është i vetmi i arrestua në mesin e personave të dyshuar. Ai gjithashtu dyshohet se ka thyer 50 llogari të Google për llogari të Rusisë.

22 vjeçari fitoi 100 dollar për çdo fjalëkalim që kishte vjedhur nga Yahoo por edhe Google.

Pasurinë e tij Baratov e shfaqte në Facebook dhe Instagram duke treguar makina ekzotike dhe orë të shtrenjta Rolex. Në 2013-ën ai u përjashtua nga shkolla pas një shakaje të bërë në rrjetin social ku thoshte se do të vriste një ish mik të afërt. /PCWorld Albanian