Nesër finalizohet platforma për dialogun, të enjten dërgohet në Kuvend

E publikuar: 12/02/2019 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar takimi i ekipit negociator, ku është finalizuar platforma për dialogun me Serbinë.

Kryesuesi i ekipit, Fatmir Limaj, pas takimit tha se platformë do t’i dërgohet nesër krerëve të shtetit, ndërkaq që pasnesër do të dërgohet në Kuvend për miratim, raporton lajmi.net.

“Kemi punuar në detaje dhe nesër tekstin do t’ua dërgojmë krerëve të shtetit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeminsitrit dhe pasnesër delegacioni do ta miratojë platformën të cilën do ta dërgojë në Kuvend”, tha Limaj.

“Krerët e shtetit do të kenë kohën e nevojshme për të dhënë komentet e tyre. Delegacioni i shqyrton sygjerimet dhe komentet dhe më pas e voton platformën që do ta dërgojë në  Kuvend”, tha tutje ai.

Siç bëri të ditur Limaj, platforma do t’i dërgohet edhe dy partive opozitare.