Nesër fillon procesi i deklarimit vjetor të pasurisë

E publikuar: 29/02/2016 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia kundër Korrupsionit ka njoftuar se nesër fillon zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre komfor Ligjit për Deklarimin,

Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

Sipas një njoftimi të AKK-së. zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor.

AKK thotë se mosrespektimi i ligjit për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do ushtrojë kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal.

Agjencia kundër Korrupsionit është e hapur të bashkëpunoi me të gjithë zyrtarët (pikat kontaktuese) si dhe me të gjithë zyrtarët e lartë publik të institucioneve në mënyrë që procesi një mujor i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.

Sipas Ligjit në fjalë deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars.