Nesër fillon biletimi digjital

E publikuar: 30/06/2015 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 1 korriku në ora 10:00 do të fillojë sistemi i digjitalizuar i biletimit në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
I pranishëm në këtë ngjarje do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Muhedin Nushi, i cili është edhe anëtarë i komisionit të aksionarëve në Stacionin e Autobusëve, Bordi i Drejtorëve si dhe kryeshefi ekzekutiv i këtij stacioni, njofton komuna e Prishtinës.