Nesër dhe pasnesër vazhdojnë gërmimet në një varrezë masive në Novi Pazar

E publikuar: 06/08/2015 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit njofton se nesër dhe pasnesër do të gërmohet në një varrezë masive në vendin e quajtur Kozarevë në Novi Pazar.

Pas gërmimeve vlerësuese të realizuara në katër lokacione në territorin e Kosovës, gjatë këtyre dy javëve, nga ana e ekspertëve vendor dhe të EULEX-it, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, me përkrahjen edhe të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar tashmë ka pranuar njoftimin dhe ftesën për të përcjellë vazhdimin e gërmimeve vlerësuese në lokacionin e shënjuar në Kozarevë, të Novi Pazarit, Serbi.

Gërmimet vlerësuese është planifikuar të realizohen më datë 7 dhe 8 gusht gjithnjë sipas njoftimit të dorëzuar nga Delegacioni i Serbisë përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.