Nëse u bëtë “Jesuis Charlie”, pse nuk bëheni “Jesuis Ankara”?!

E publikuar: 15/03/2016 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

James Taylor, i cili jeton në Ankara, u kërkoi lexuesve në “Facebook” të imagjinojnë sikur shpërthimi që ndodhi në Turqi ku humbën jetën 34 persona dhe u plagosën 125 të tjerë, të kishte ndodhur në vendin ku ata jetojnë.

“Është njëlloj sikur bomba të shpërthente në rrugët e Northampton, apo në Birmingham, apo edhe në Londër”, shkroi ai.

“E imagjinoni dot? A e imagjinoni dot nëse në vendin ku kaloni çdo ditë, stacionin e autobusit ku ndaloni apo rrugën që merrni të zhduket. Ndryshe nga ajo që mendojnë shumë persona Turqia nuk është Lindje e Mesme”, shkruan Taylor.

“Ankaraja nuk është një zonë lufte. Është një qytet modern dhe i zhurmshëm,njëlloj si shumë qytete evropiane dhe Kizilay është absolutisht zemra e këtij qyteti.”

“Është shumë e thjeshtë të shohësh çfarë ndodhi në sulmet terroriste të Londrës, Nju Jorkut, Parisit dhe të ndjesh dhimbje dhe trishtim për ato viktima. Pra, pse nuk është e njëjta për Ankaranë?

“Kjo ndodh sepse ju nuk e dini se Ankaraja është njëlloj si të gjithë qytetet e tjera”

Britaniku Taylor e mbyll: “Nëse ju u bëtë Charlie, u bëtë Parisi. A do të bëheni Ankaraja?”