Nëse telefoni juaj është Samsung, fikeni menjëherë (Video)

E publikuar: 18/06/2015 02:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hakerët me lehtësi mund të qasen në telefonat Samsung Galaxy, dhe të përgjojnë personat të cilët i përdorin.

Sipas disa studiuesve, programi apo softueri i këtyre telefonave lejon hakerët që të qasen në kamerën e telefonit, të dëgjojnë mikrofonin, të lexojnë mesazhet që vijnë apo dërgohen dhe të instalojnë programe të ndryshme.

Ky hakim është i lidhur me një problem që kanë telefonat Samsung Galaxy në tastierën e tyre, një version i përditësuar i “SwiftKey” të cilin kompania e fut në tastierën e Samsung Galaxy.

Ky program vazhdimisht konsultohet me serverin për përditësime, ndërsa hakerët duke pretenduar që janë serveri, dërgojnë kode qëllimkeqe në këta telefon, raporton The Independet.

Studiuesit kanë konfirmuar që hakerët mund të qasen në versionet e telefonave Samsung Galaxy S6, dhe Samsung Galaxy S4 mini. Por, kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të kenë qasje në telefona tjerë të Samsung Galaxy, gjithçka varet prej programit të tastierës të instaluar në telefon.