“Nëse Serbia ia merr Kosovës një pjesë, pse pjesa e mbetur të mos bashkohet me Shqipërinë e Maqedoninë Perëndimore”

11.01.2019 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Nëse Serbia ia merr Kosovës një pjesë, pse pjesa e mbetur të mos bashkohet me Shqipërinë e Maqedoninë Perëndimore”

Nga Jakup Krasniqi

Secili nga shqiptarët që ka kryer shkollën e mesme dhe ka pasur një sukses mesatar të merituar duhet ta dinë se Serbia në shekullin XIX e më pas, shqiptarëve ua ka marrë Shqipërinë e Toplicës me rreth 600 fshatra, pastaj Pazarin e Ri, Tutinin e se fundi edhe Kosovën Lindore (Preshevën, Bujanocin e Medvegjen).

Një territor ky përafërsisht sa Republika e Kosovës dhe shqiptarët as edhe njëherë nuk ia kanë arritur që t’i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.

Pas kësaj që u tha e që dihet mirë nga secili shqiptarë me mend në kokë e që nuk është pjesë e Presidencës së Kosovës, a ia vlen që ta qethim edhe më Kosovën për t’ia shuar apetitin Serbisë Lubi? Pastaj, kush mund të garantojë, se do të pushojnë apetitet serbe në Kosovë? Kush mund të garantojë se edhe Kisha serbe nuk do t’i shtrojë kërkesat e saj për ndonjë copë tjetër të Kosovës? Po Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, çka do të shnukë?

Pas të gjitha këtyre, a duhet të vazhdohet me parimet e Dokumentit të Ahtisarit? Me të gjitha këto shnukje a mund të qëndrojë në këmbët e veta shteti i pavarur, sovran e demokratik i Kosovës? Pas gjithë këtyre qethjeve e përqethjeve? A do të vazhdojnë të kenë validitet parimet e Deklaratës se Grupit të Kontaktit (të 31 janarit 2006), se: nuk ka kthim para marsit të vitit 1999; se nuk ka bashkim me ndonjë shtet tjetër (mendohet në Shqipëri) dhe as me ndonjë pjesë të ndonjë shteti tjetër (mendohet në Maqedoninë Perëndimore). Nëse, Kosovës i merret një pjesë dhe ajo i bashkohet Serbisë, kjo është kthim para marsit 1999. Në një situatë të tillë, pse pjesa e mbetur mos të bashkohet me Shqipërinë dhe me shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore?

bashkim i tillë i shqiptarëve i ka të gjitha gjasat e mundësit për të qenë shtet stabil, i zhvilluar dhe me siguri që do të garantonte edhe perspektivë për gjithë qytetaret e tij! Nëse bëhet kjo, ndoshta (???) ia vlen që Serbisë t’i plotësohet dëshira e parë, por jo asnjë tjetër. Madje, nëse Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, pse ne ta kërkojmë ketë? Cili është faji ynë si komb në raport me Serbinë e serbët? A ne i paskam grabitur troje Serbisë? A ne ua paskam shkaktuar më se tri herë serbëve politika krimi e gjenocidi? Politikës kudo e sidomos politikës sonë i duhen njerëz me kurriz të fortë, njerëz të dijshëm, me integritet e dinjitet të veçantë.

Po të kishte krijuar shteti i Kosovës, Prokurori të shtetit, Prokurori i shtetit do të duhej të shpallte fletarrestim për të gjithë ata që janë vërë në shërbim të politikave shoviniste serbe! Dhe ketë farë të keqe e has si në politikë e po ashtu edhe në medie si zëdhënës të politikës e madje edhe në një pjesë të shoqërisë civile.

Pra, është koha e fundit që institucionet e shtetit, të cilët i ngarkon Kushtetuta për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës, të vihen në mbrojtje të Republikës!

II

Krejt në fund për atë që po flitet këtyre dite. Kushdo që donë t’i koncentrojë meritat e gjeneratave në dy a tre veta, le ta bëjnë ketë, por ama le t’i marrin të gjitha meritat e përgjegjësitë, edhe meritën për t’ia shtuar disa kilometra katrore Kosovës. Nëse e bëni ketë, po ua fali gjithë shkallën e rrezikshmërisë time, të familjes e të farefisit tim, kuptohet vetëm atë të pas 10 qershorit 1998, kur e mora përgjegjësinë për të qenë njeriu i parë publik i SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Gjithashtu po ua fali edhe gjithë kontributin tim për ta bërë parti të parë PDK-në e cila po i mban në pushtet që sa vite edhe ata që ishin kundërshtarë politik të PDK-së. Edhe pse disa punuan shumë prapa shpinës sime! Po ama shtoni kilometrat e Kosovës e mos i zvogëloni ato kaq shpesh! Përndryshe mëreni edhe përgjegjësinë e zvogëlimit të territorit të Republikës së Kosovës! Dhe bëhuni burra e tregoni pse po e bëni gjithë ketë përpjekje për zvogëlim e Kosovës edhe ashtu të vogël! Tregoni, pse gjithë ketë zhburrnim në kohën kur kërkohet shumë guxim e vendosmëri! Koha është për të treguar integritet të nivelit të lartë! Mos e futni kokën nën zall si struci se rrezikut nuk i iket duke i mbyllur sytë, por duke i bërë ata katër!

Përkundër të gjithë këtyre gjërave, askujt e më bash askujt nuk ia dëshiroj burgun për luftën e bërë! Se e quaj punë të lig, kërcimin në fatkeqësi të tjetrit edhe kur ai është krejt i pa njohur për mua. Se jam shumë i bindur se askush nuk e meriton burgun për kohën e Luftës Çlirimtare! Pas lufta është këngë tjetër. Për atë le të merren institucionet përgjegjëse të kohës!

Mbetshi me shëndet!

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vrasja e dy grave në Zvicër, njëra është nga Kosova

Vrasja e dy grave në Zvicër, njëra është nga Kosova

Haradinaj thotë se shtetasi rus i arrestuar në veri ishte spiun

Haradinaj thotë se shtetasi rus i arrestuar në veri ishte spiun

Qytetarët s’duan të paguajnë për RTK-në përmes KEDS-it

Qytetarët s’duan të paguajnë për RTK-në përmes KEDS-it

Arrestohet 17-vjeçari që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

Arrestohet 17-vjeçari që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

Petritsch: Zgjidhja për Kosovën, pa SHBA-në dhe Rusinë

Petritsch: Zgjidhja për Kosovën, pa SHBA-në dhe Rusinë

Lista “non-grata” e mbushur kryesisht me zyrtarë e ish-zyrtarë serbë

Lista “non-grata” e mbushur kryesisht me zyrtarë e ish-zyrtarë serbë

Detaje të reja për takimin Merkel- Haradinaj në Berlin

Detaje të reja për takimin Merkel- Haradinaj në Berlin

SHBA-ja përshëndet aksionin e Policisë në veri kundër korrupsionit

SHBA-ja përshëndet aksionin e Policisë në veri kundër korrupsionit

Pamje të rënda: Video e sulmit çnjerëzor ndaj gruas rome në mes të Ferizajt

Pamje të rënda: Video e sulmit çnjerëzor ndaj gruas rome në mes të Ferizajt

9 muaj burg ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, por dënimi konvertohet në shërbim prove

9 muaj burg ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, por dënimi konvertohet në shërbim prove

Telekomi pagoi 47 euro për një metër kabllo optike

Telekomi pagoi 47 euro për një metër kabllo optike

E tmerrshme: Në Ferizaj turma e sulmon sërish gruan rome

E tmerrshme: Në Ferizaj turma e sulmon sërish gruan rome

Holanda letër KE-së për vizat me Shqipërinë, ambasada: Vlerësimin e jep Komisioni Europian

Holanda letër KE-së për vizat me Shqipërinë, ambasada: Vlerësimin e jep Komisioni Europian

Vuçiq inatoset që Brukseli i reagoi Bërnabiqit pasi ofendoi kosovarët si njerëz të malit

Vuçiq inatoset që Brukseli i reagoi Bërnabiqit pasi ofendoi kosovarët si njerëz të malit

Ministrja serbe e quan të pakujdesshme deklaratën e Brnabiq për “njerëzit e malit”

Ministrja serbe e quan të pakujdesshme deklaratën e Brnabiq për “njerëzit e malit”

LDK-ja s’e merr seriozisht idenë e Thaçit për bashkim me Shqipërinë

LDK-ja s’e merr seriozisht idenë e Thaçit për bashkim me Shqipërinë