Nëse Samsung nuk riparon Galaxy Fold deri më 31 Maj do të anulojë porositë

E publikuar: 07/05/2019 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung tha se do të anulojë të gjitha porositë për Galaxy Fold nëse nuk arrin dot ti dërgojë deri më 31 Maj raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Gjigandi Korean vendosi të shtynte datën zyrtare të debutimit më 26 Prill për një periudhë të pacaktuar pasi analistët e parë nga bota e teknologjisë thanë se telefonët e tyre ishin dëmtuar gjatë një përdorimi të zakonshëm.

Kompania ende nuk ka konfirmuar datën e debutimit të telefonit me ekran që paloset.

“Nëse nuk arrijmë dot tu dërgojmë produktin deri më 31 Maj, porosia juaj do të anulohet automatikisht,” shkruhet në një e-mail dërguar tek konsumatorët që kishin porositur telefonin.

Samsung më pas tha se në SHBA paralajmërimi i përdoruesve është i domosdoshëm sipas ligjit.

Kur lajmëroi shtyrjen e debutimit, Samsung tha se kishte marrë masa për të forcuar ekranin e telefonit. Sipas raportimeve telefoni do të rishitej në Qershor por lajmi më i fundit hedh më shumë paqartësi rreth të ardhmes së telefonit. /PCWorld Albanian