“Nëse nuk do të ishte Messi do të kishim fituar në Romë dhe Londër”

E publikuar: 17/11/2017 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi legjendar anglez, Rio Ferdinand, ka thënë se po të mos ishte Lionel Messi, Manchester United, do t’i kishte dy Liga të Kampionëve më shumë. 

Blaugranat kanë fituar në Romë në vitin 2009 dhe pas dy vitesh në Londër, kundër Unitedit.

“Unë u përpoqa ta godisja në gjoks me krahun tim dhe ai hyri nën të dhe mendova në veten time,’ky djalë është magjistar’ “.

“Ai është lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur.

“Në dhomat tona të veshjes, ne të gjithë menduam se pa Messin, ndoshta do t’i kishim fituar këto ndeshje kundër Barcelonës”.

Ferdinand po ashtu ka zgjedhur mes Jose Mourinhos dhe Pep Guardiolas.

“Si mbrojtës do ta zgjidhja Josen, pasi ai të merr mirë nën mbrojtje.  Për tu kënaqur do ta zgjidhja Pep Guardiolan”, ka thënë Ferdinand. /Telegrafi/