“Nëse një ekip mund ta mundë Madridin, është Bayern-i”

E publikuar: 19/04/2018 00:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Përgjithshëm i Bayern Munchen-it, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se nëse është një skuadër që mund ta mposhtë Real Madridin, atëherë është Bayern Munchen.

Të dyja këto klube do të ndeshen javën e ardhshme në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, në të cilën mbretërit hyjnë si kampionë në fuqi të Evropës.

“Duhet të qëndrojmë të fokusuar deri të mërkurën kur luajmë në Ligën e Kampionëve”, tha Rummenigge.

“Nëse është një ekip që mund ta mposhtë Real Madridin, është Bayern-i”.