Nese Gjykata Speciale e legjitimon Thaçin President, atehere Pacolli duhet me padite Kushtetuesen dhe me ja kthye te drejten e mohueme

E publikuar: 04/03/2016 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuemi i dyte ne studio te Rrokum Roll’it ishte avokati Tome Gashi.

https://www.youtube.com/watch?v=nSYap_JmtEc

Qysh ne fillim Gashi sqaroi se kerkesa e opozites dergue ne Kushtetuese, asht publike dhe mundet me u sigurue me ane te Gjykates Kushtetuese.
“Pos qe asht shkele Kushtetuta, jane shkele te gjitha parimet ligjore”, tha Gashi lidhun me zgjedhjen e Thaçit Presidentit, tue shtue se nuk asht parapa qe dikush ka me u zgjedhe President ne kete situate.

Gashi tha se tue e pase parasysh qe Ramush Haradinaj ka dhane doreheqje nga mandati i deputetit dhe s’asht zavendesue nga asnji deputet tjeter, prej fillimit s’ka qene quorumi me 120 deputete.

Ai vleresoi se per kete gja, i pari qe e ka shkele Kushtetuten asht Kryeparlamentari Veseli, se nuk i ka respektue rregullat e Kuvendit.

“Nese kane gabue qellimisht ne rastin e Behgjet Pacollit, atehere do te duhej te vendosin njajte edhe per zotni Thaçin”, vleresoi ai. Ai shtoi se ligji duhet me qene i njajte per te gjithe.

Gashi tha se Pacolli mundet me ngrite padi nese per zotni Thaçin vendoset se zgjedhja per President ka qene Kushtetuese.
“Prej fillimit te kesaj seance ne Kuvend gjithçka ka qene jokushtetuese”.

Ai vleresoi se menyra qysh asht zgjedhe Presidenti ne vendin tone, nuk duhet dhe nuk mundet me u zgjedhe ne asnji vend demokratik.

“Nese gjithçka jemi, s’jemi shtet demokratik, as shkronjen e pare D nuk e kemi”.

“Nese kjo Gjykate e ka si pikenisje vendimin per Pacollin, e ka te lehte me vendos edhe per Thaçin”.

“Edhe zotni Thaçi tutet prej Speciales”, tha ai ne pyetjen e ngritun.

Gashi sqaroi se askush nuk ka imunitet ne Gjykaten Speciale. Ai kete e tha tue vleresue se avokatet e jashtem e kane rrejt Thaçin se gezon imunitet nese zgjedhet President i vendit.

Ai tha se nese Gjykata Kushtetuese aprovon kerkesen e opozites, e udhes kishte me qene qe Presidentja e tanishme Atifete Jahjaga me vazhdue mandatin e saj derisa te zgjedhet Presidenti tjeter ne perputhje me ligjet e Kosoves.

Nese Kushtetuesja vendos qe asht shkele Kushtetuta gjate zgjedhjes se Presidentit, Gashi tha se kjo gjykate nuk mundet me ja heqe kandidaturen Thaçit per President, po veç me kthye procesin nga fillimi.