Nëse flini më pak se shtatë orë, jeni në rrezik nga kanceri

E publikuar: 12/02/2019 07:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pagjumësia shkakton dëmtim permanent të ADN-së dhe rrit rrezikun për kancer, besojnë shkencëtarët.

Privimi nga gjumi redukton aftësinë e ADN-së për ta riparuar vetveten, me mundësi për të shkaktuar sëmundje gjenetike, ka zbuluar një studim i fundit.

Studiuesit besojnë është studimi i parë i këtij lloji që studiuan efektet e privimit nga gjumi në gjene tek tinejxherët.

Studiuesit fokusohet në mjekët të cilët duhej ta përshtatin orarin e tyre të gjumit gjatë ndërrimeve në punë. Shkencëtaret ende nuk kanë arritur që të zbulojnë se pse privimi nga gjumi dëmton ADN-në.

Sasia e rekomanduar e gjumit është përgjegjësish shtatë orë në natë, por shifrat tregojnë që tinejxherët në mënyrë rutinore flenë dy deri në tri orë.

Studimi i Universitetit në Hong Kong ka bërë kërkim në 49 mjekë që punojnë me orar të plotë në dy spitale lokale, 24 prej të cilëve kanë punuar në orarin e natës, sipas nevojës.

Mjekët marrin thirrje të tilla-në mesatare pesë deri në gjashtë në muaj-ata duhet të punojnë pasdite vonë deri herët në mëngjes të ditës së nesërme.

Në studim pjesëmarrësit kanë humbur dy deri në katër orë jashtë orarit, duke mos pasur mundësi që të flenë më shumë se tri apo një orë, transmeton GazetaExpress.

Mjekët që kishin mbetur për të mos punuar në këto orë janë 25.

Studiuesit morën mostra të gjakut nga të gjithë mjekët pasi që ata nuk kishin fjetur më shumë se tri orë brenda natës.

Pastaj këto mostra të gjakut janë marrë në mëngjes pas ndërrimit të natës kur mjekët ishin privuar nga gjumi.

Gjetjet, që u publikuan në revistën “Anaesthesia”, treguan që mjekët të cilët kanë punuar në orar të natës kishin 30 për qind ndryshime në ADN-në e tyre krahasuar me atë të cilët nuk e kanë bërë.

Për më tepër, dëmtimi i ADN-së është dëmtuar 25 për qind pas privimit të tyre nga gjumi gjatë natës.

Rigjenerimi i ADN-së ishte po ashtu me i ulët tek mjekët të cilët nuk kanë fjetur shumë, e cila gjë mund të shkaktoj vdekje të qelizave.

“Dëmtimi i ADN është një ndryshim në strukturën bazike të ADN-së që nuk rigjenerohet kur ADN përsëritet”, shkruan autori në studim.

“Ndërprerja e rigjenerimit është tepër e rrezikshme, pasi që dështimi për rigjenerim shkakton paqëndrueshmëri gjenetike dhe vdekje të qelizave, përderisa dëmtimi mund të dërgoj në ngjarje onkologjike (formimi i kancerit)”.

“Privimi nga gjumi gjatë orareve të punës është i ndërlidhur shumë me pasoja shëndetësore”.

“Dëmtimi në rritje i ADN-së lidhet me zhvillimin e sëmundjeve kronike”.

“Ky studim demonstron se prishja e gjumit është i lidhur ngushtë me dëmtimin e ADN-së”.

Edhe pse gjetjet janë preliminare, Dr Gordon Wong Tin-chun, bashkautori i studimit dhe profesor i asociuar në departamentin e anestologjisë në HKU, ka thënë se ka indikacione që gjumi i bollshëm nuk është “i mirë” për gjenet tona.

“Kondita të tilla rrisin mundësinë e zhvillimit të mutacioneve gjenetike siç janë kancerët”.

Ende nuk është e qartë, sipas studiuesve, pse dëmtimi i ADN-së shkaktohet vetëm gjatë natës dhe mungesës së gjumit.

Dr Wong Tin-chun thotë se gjetjet nga këto studime mund të gjenden vetëm tek njerëzit që punojnë me ndërrime në punë, përfshirë edhe mjekët.

Ata shpresojnë që studimi do të rrit ndërgjegjësimin se pse ne duhet të flemë mjaftueshëm.

Studimi po ashtu thekson se mjekët duhet të fokusohen që të jenë “të kthjellët dhe të shëndetshëm”, kështu duke qenë më pak tolerues ndaj mungesës së gjumit.

“Ndoshta, ju duhet që të konsideroni më shumë gjumin dhe të flini më shumë”, thotë Dr Wong Tin-chun.   

Orët që rekomandohen për të fjetur janë ndarë në grupe të ndryshme të moshës.

Një i rritur në mes të moshës 18-60 vjeç duhet të flenë së paku shtatë orë gjatë natës, sipas ueb-faqes “US Centers for Disease Control and Prevention”.

Shifrat nga “Royal Society for Public Health” tregojnë që një person flenë 6.8 orë në natë, por NHS thotë se duhet fjetur 8 orë.

Gjumi jo kualitativ shkakton rreziqe të mëdha mjekësore, përfshirë obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Kjo shkurton jetën e juaj, sipas NHS dhe mbi të gjitha lidhet me rrezikun më të madh për kancerin.

Më shumë se 40 milionë njerëz vuajnë nga çrregullimet e gjumit në SHBA, tregon një studim i fundit. Llogaritet së 1.5 milionë njerëz po ashtu janë në Britani. /GazetaExpress/