“Nëse duan, britanikët le të largohen nga BE”

E publikuar: 06/02/2016 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Parlamentit Evropian ka paralajmëruar se është në presion të vazhdueshëm nga liderët e kontinentit lidhur me qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Ai thotë se kolegët po i thonë atij: “Nëse britanikët duan të largohen, le të largohen”.

Martin Schulz është njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të qëndrimit të Britanisë në BE, pavarësisht fruststrimit të nxitur nga negociatat e vazhdueshme për rolin e Anglisë në bllok.

Këto komente Schulz i bëri gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar vetëm disa ditë pas vizitës së kryeministrit britanik David Cameron në Bruksel.