Nëse cenohet siguria kombëtare bien poshtë ligjet e ARKEP-it

E publikuar: 21/07/2020 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga bordi i ARKEP të di se cilat do të jenë veprimet e këtij institucioni pas atij takimi me

kryeministrin dhe me ministrat e linjës.

Ajo po ashtu ka thënë nëse rrezikohet siguria kombëtare, bien poshtë ligjet e ARKEP.

“Çështja e sigurisë kombëtare i tejkalon ligjet dhe rregulloret e ARKEP”, tha Nagavci.

Anëtari i bordit të ARKEP, Shqipërim Pula theksoi se kanë ndërmarrë veprime për zbatimin e bazës ligjore.

Megjithatë, Pula nuk ishte në gjendje t’i përgjigjet më shumë nënkryetares Nagavci.