Nervozoi 20 policë, e morrin në pyetje për më shumë se 17 orë – asgjë nuk fliste dhe gjatë gjithës kohës lëshonte vetëm gazra

E publikuar: 13/10/2017 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 23 policë në Berlin, i kanë kaluar më shumë se 17 orë duke tentuar të mbledhin dëshmi kundër një burri i cili vazhdimisht “kishte lëshuar gazra”, derisa policia po i kontrollonte dokumentet e tij.

Ngjarja kishte ndodhur në shkurt të vitit të kaluar, kurse komandanti i njësisë besonte se bëhej fjalë për një gjest fyes, dhe kështu e ka akuzuar për mosrespektim të policëve, transmeton Telegrafi.

Një vit më vonë i ka arritur dënimi në vlerë prej 900 euro për “fyerjet”, por kjo nuk e ndaloi atë të ankohet tek autoritetet kompetente.

Gjatë muajit të kaluar gjykatësit i janë dashur disa minuta që ta mbyll këtë rast bizar. /Telegrafi/