Nëpër Prishtinë nisin parulla kundër Vetëvendosjes e Xhelal Sveçlës

E publikuar: 13/12/2019 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Parulla kundër Lëvizjes Vetëvëndosje janë shfaqur nëpër rrugët e kryeqytetit, pas fotos që u publikua ditë më parë në medie ku shihej aktivisti i këtij subjekti Xhelal Sveçla duke pirë kafe me të ashtuaquajturin shefin për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në kuadër të një konference rajonale.

Në këtë konferencë kishte marr pjesë edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Grafitet të cilat janë fotografuar nga një sinjalizues në sheshin “Zahir Pajaziti” përmbajnë parullën “Jo Vetëvëndosje por negociata. Mashtrues dhe nënshtrues” si dhe fotografitë e Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës dhe Marko Gjuriqit.

Mësohet se grafite të tilla janë shfaqur edhe në qytetet e tjera dhe janë pjesë e një ndërmarrje të përbashkët të organizuar.

Deri më tash nuk është bërë e ditur se kush i ka bërë këto grafite por që ato përçojnë  mesazh politik , në kohën kur Albin Kurti pritet ta marr përgjegjësinë për drejtimin e Qeverisë së re të Kosovës, në bazë të rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.