Nëpër korridorin e boshatisur të spitalit, pretendon se dëgjoi zëra që e tmerruan (Video)

E publikuar: 17/10/2018 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katherine Lawrence ishte bashkë me të bijën në Royal Devon and Exeter Hospital të Anglisë, kur pretendon se dëgjoi zëra demonësh, që e lan të tmerruar.

E vetmuar nëpër korridoret e boshatisura të spitalit, ajo filmoi thirrjet drithëruese që nuk dihet prej nga vinin, transmeton Telegrafi.

“Fillimisht nuk ndjeva asgjë, por kur e nisa videon prej fillimit, dëgjova fjalët ‘më thuaj’. Kënd po e pyeste”, ka thënë një shikuese e postimit, që është bërë virale.

Shumë njerëz kanë thënë se do të ktheheshin prapa, për të mos e realizuar vizitën, por të tjerë thanë se është vetëm ndonjë tingull i rastësishëm. /Telegrafi/