“Nëntori” i Arilenës e katërta nga Top 100 këngët më të kërkuara në Shazam

E publikuar: 22/03/2017 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Nëntori” i Arilenës ka arritur të ketë sukses edhe jashtë kufijve, pikërisht në Rusi.

Kënga renditet e katërta në listën e këngëve më të kërkuara në “Shazam”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur kompozitori Darko Dimitrov duke postuar top listën e këngëve nga “Shazam” ku figuron edhe “Nëntori”.

Arilena Ara konkurroi me këngën “Nëntori” vitin e kaluar në “Këngën Magjike”. Kënga u pëlqye shumë nga publiku edhe pse e renditi Arilenën të tretën.