Nëntë vjeçari që vuan nga sëmundja e zemrës ka nevojë për ndihmë (VIDEO)

E publikuar: 23/10/2016 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dior Agushi është 9 vjeç. Por ende nuk ka filluar të shkoj në shkollë.

Sëmundja nga e cila vuan dhe kushtet ekonomike po ia pamundësojnë atij edukimin.

Vogëlushi vuan nga një sëmundje e zemrës.

Shenaj Agushi, nëna e Diorit ka edhe një vajzë tjetër 15 vjeçe, njofton Klan Kosova.

Ata jetojnë pa kurrfarë të ardhura.

Bashkëshorti i saj është zhdukur para nëntë viteve dhe që nga ajo kohë kjo familje jeton nga ndihmat.

Kryefamiljarja për çdo ditë del përpara xhamisë së madhe në kryeqytet dhe kërkon lëmoshë.

Këto para nuk i mjaftojnë asaj për ushqim e lëre më për shërimin e të birit i cili brenda 15 ditëve  duhet të bëjë një kontroll e cila kushton 300 euro.

Ky është numri ku mund ta kontaktoni familjen Agushi: 044 846 155

Kronikën me detaje e ka përgatitur Rejhane Selimi.