Nëntë rekordet që Messi duhet t’i thyejë para se ta përfundojë karrierën

E publikuar: 12/11/2017 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Lionel Messi padyshim është një nga lojtarët më të mirë që ka parë ndonjëherë bota e futbollit.

Argjentinasi ka arritur të fitojë një numër të konsiderueshëm të titujve, kjo si në aspektin individual ashtu edhe atë grupor.

Legjenda e Barçës, Xavi, i dha fund karrierës dhe menjëherë mendimet e tifozëve janë lidhur me ditën kur Messi do t’i thotë lamtumirë futbollit aktiv.

Por, nga kjo ditë kemi edhe shumë vite para (rreth gashtë), por edhe 30-vjeçari ka shumë rekorde para për t’i thyer.

1. Lojtari me më së shumti trofe në histori:

Aktualisht ai ka të fituar 30 trofe në karrierën e tij profesionale. Pesë herë fituesi i Topit të Artë është vetëm gjashtë trofe pas për të barazuar rekordin që mbahet nga Ryan Giggs. Pra, 37 trofe do ishte diçka madhështore, por e arritshme.

2. Golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve:

(Foto: Getty Images)

Kjo do të jetë pak e vështirë. Me 97 gola, Messi duhet të parakalojë Cristiano Ronaldon me 110 gola. Por, nuk duhet harruar se portugezi është dy vite më i ri.

3. Lojtari me më së shumti Kupa Evropiane (LK/EL):

Paco Gento është ai që e mban primatin me gjashtë kupa, kurse Messi ka katër.

4. Lojtari me më së shumti tituj evropian (LK/EL/ UEFA Super Cup);

Paolo Maldini dhe Dani Alves aktualisht prijnë me nga nëntë, ndërsa Messit i duhen edhe tri të thyej rekordin.

5. Golashënuesi më i mirë për një klub:

Pele ka arritur të shënojë 643 gola për Santosin, kurse Messi ka 523 me Barcelonën. Kurse në Evropë më së shumti gola për një klub ka Josef Bican (534, Slavia Prague).

6. Lojtari me më së shumti paraqitje për Barcelonën:

28 prill 2010: Xavi dhe Messi në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së LK-së ndaj Interit (Foto: Getty Images)

Deri më tani 600, por kjo është e mundur pasi para tij është Xavi me 767 ndeshje.

7. Lojtari me më së shumti fitore në Spanjë:

E mundur lehtë, Messit i duhen vetëm 36 fitore për të barazuar Iker Casillasin me 334 fitore.

8. Lojtari me më së shumti Këpucë të Arta:

Messi dhe Ronaldo aktualisht kanë nga katër, por me 12 gola këtë sezon argjentinasi është në rrugë të mirë për të pestën.

9. Lojtari me më së shumti Topa të Artë:

Messi aktualisht mban rekordin me pesë, por është i ndjekur nga Ronaldo me katër. /Telegrafi/

11 janar 2016: Momenti kur Lionel Messi fitoi Topin e Artë dhe më pas u urua për suksesin edhe nga Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)