Nëntë gjigantët evropian në ‘luftë’ për Goretzkan

E publikuar: 13/11/2017 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leon Goretzka është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Mesfushori gjerman ka pasur paraqitje fantastike me Schalke në Bundesliga por edhe me Kombëtaren e Gjermanisë.

Goretzka është në përfundim të kontratës e cila skadon në qershorin e vitit të ardhshëm por nuk ka pranuar rinovimin me klubin e tij.

Kësisoj ai ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, të cilat do të tentojnë të shpenzojnë në janar për të ose të marrin në verë si futbollistë të lirë.

22-vjeçari po kërkohet në Spanjë nga Real Madrid e Barcelona, ndërsa në Gjermani e dëshiron me çdo kusht Bayern Munich.

E ardhmja e tij lidhet edhe me kampionatin italian Serie A, me kampionin në fuqi Juventus dhe Milanin që gjithashtu janë të interesuara për të.

Goretzka duke festuar një gol me fanellën e Schalkes këtë edicion

Por kërkesat më të mëdha vijnë nga Anglia, me Liverpoolin, Tottenhemin, Manchester Unitedin edhe Arsenalin që e duan atë.

Në rast se ndonjë skuadër e dëshiron futbollistin në afatin kalimtar të janarit atëherë duhet të paguajë rreth 15 milionë euro.

Gjithsesi lojtari në verë mund të largohet pa para dhe ajo skuadër që i ofron kontratë më të mirë mund ta marrë yllin gjerman.

22-vjeçari iu bashkua Schalkes në vitin 2013 nga Bochum për vetëm tre milionë euro.

Në 10 ndeshjet e para të këtij edicioni, Goretzka ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/