Nënshkruhen Kontratat me Përfituesit e projektit të UNDP-së në Shtërpcë

E publikuar: 13/03/2015 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) organizojnë një ceremoni nënshkrimi të kontratatve me përfituesit e projektit InTerDev, e cila do të mbahet të enjten më 12 mars 2015 me fillim në ora 11:00 në sallën e Asamblesë Komunale në Shtërpcë.

Ceremonia mbahet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim “Përgjigja e nivelit lokal për punësim dhe zhvillim të integruar territorial“ ku pesë përfitues do të nënshkruajnë kontrata për marrjen e granteve nga Fondi për Zhvillim Lokal ndërsa 13 të rinjë të papunë do të finalizojnë formimin e tyre profesional të kryer nga Qendra e Trajnimit Profesional në Prizren në profilet e mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve shtëpiake, saldim dhe floktari.

Prezent në ceremoni do të jenë edhe Kryetari i Komunës së Shtërpcës, z. Bratislav Nikolić, përfaqësues të Zyrës së Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).