Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

E publikuar: 10/12/2019 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën ka nënshkruar kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Me nënshkrimin e këtyre kontratave, Lekaj theksoi se zgjerimi i kapaciteteve rrugore, ndikon në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Këto dy kontrata janë nënshkruar me punëkryesit e zgjedhur për zgjerimin e hyrjes së Prizrenit, me gjatësi 4 kilometra dhe rehabilitimin e rrugës Gjilan-Kllokot, me gjatësi 11 kilometra. Kosto e tyre është rreth 9 milionë euro. Ndërsa, në proces e sipër është zgjerimi i rrugës në hyrje të Gjilanit dhe Ferizajt.

Projekti “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës” në total ka një buxhet prej rreth 29 milionë euro, huamarrje nga BERZH.