Nënshkrimi i MSA’së pritet gjatë verës? (Video)

E publikuar: 29/03/2015 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zv/ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, thotë së Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, gjë që pritet të ndodhë gjatë kësaj vere.

Sipas tij, Kosova do të aplikojë për anëtarësim edhe në disa organizata dhe agjenci të OKB-së.

Tash e një vit, për çdo muaj Kosova anëtarësohet në ndonjë organizëm rajonal bazuar në marrëveshjen e Brukselit dhe nevojave që ka vendi, thotë zv.ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ndërsa sipas tij, Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës gjatë kësaj vere.

“Gjashte muajt e fundit kane qene shume te suksesshëm jemi bere anëtar te frankofonisë , nënshkrimi i MSA dhe menjëherë pas kësaj do te pasoj kërkesa për anëtarësim në KE, Kosova kërkon anëtarësi aty ku i ka votat dhe nuk ka veto ne KS te OKB dhe ne OSBE ka veto dhe nuk mund te behet anëtare. Ne KE dhe ne një numër te organizatave te tjera si dhe ne agjensionet e OKB-se ku jemi duke konsideruar te anëtarësohemi shumë më rendësi janë rregullat”.

Por, pavarësisht këtyre deklaratave dhe pretendimeve të Qeverisë së Kosovës, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se ka mundur të bëhet edhe më shumë në këtë aspekt.

“Unë mendoj se është tregu një gatishmëri për të qenë pjesë e KE nuk i kuptoj arsyet se pse deri me tani nuk kemi aplikuar mbase pengesa e vetme është një lloj frike se Kosova do te bllokohet ne proces , ky nuk është argument i qëndrueshëm sepse ne duhet të ecim për para të aplikojmë një herë dy herë e edhe tri herë, ka shumë mekanizma dhe organizata që të aplikojmë”.

Zv.ministri Selimi thotë se diplomacia kosovare e ka planin e anëtarësimit për këtë vit.

“Ne planifikojmë qe këtë vit ti kemi tri suksese nënshkrimi i MSA , fillimi i anëtarësimit në KE dhe e treta është fitimi i udhërrëfyesit i partneritetit për paqe me NATO”.

“Unë mendoj që Kosovës ju kane grumbulluar shume problemeve dhe çështja e anëtarësimit ka rene ne agjende dhe ka mbetur e dorës se dyte , deri diku kjo mund te kuptohet se kemi shumë probleme te natyrës ekonomike , megjithatë mendoj se duhet të ecet ma me ngulm dhe te bëhen hapa me gjigant me te fuqishëm drejt anëtarësimit sepse ne kuptimin juridik dhe praktik nuk ka pengesa dhe nëse kësaj i shtojmë edhe faktin e mbështetjes se miqve ndërkombëtar atëherë mendoj se sukseset do të jenë më të mëdha”.

Hoti thotë së janë 15 agjenci në kuadër të OKB-së, në 10 prej të cilave Kosova mund të anëtarësohet, pasi që për këtë i ka votat e mjaftueshme dhe nuk ekziston e drejta e vetos që parimisht mund të pengohej nga Rusia dhe Kina./express/