Nënkryetarja Osmani takohet me Ambasadoren e Francës, Butel

E publikuar: 15/11/2019 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e LDK-së, Dr. Vjosa Osmani gjatë ditës është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Dr. Osmani e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe për takimet e grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Dr. Osmani foli për prioritetet e LDK-së për institucionet e ardhshme të Kosovës me theks të veçantë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shëndetësinë, dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave.

Poashtu, Dr. Osmani diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh me Francën në fusha të ndryshme./Infosot/