Nënkryetarja e VV-së: LDK i ka ngatërruar zgjedhjet parlamentare me zgjedhjen e presidentit

E publikuar: 16/01/2020 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fatmire Kollçaku, nënkryetare e VV-së, ka reaguar për ofertën e fundit që LDK i bëri partisë së saj.

Përmes një postimi në Facebook, Kollçaku ka thënë se LDK i ka ngatërruar zgjedhjet parlamentare me zgjedhjen e presidentit, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, ajo që është e dhimbshme tani për tani në këtë fazë, është se propozimi i VV-së për ndarjen e posteve ishte plotësisht i balancuar, por u refuzua.

Postimi i plotë:

Ajo që është e dhimbshme tani, është fakti se propozimi nga ana jonë për ndarjen e posteve që nga fillimi i negociatave ishte plotësisht i balancuar, përfshi edhe një figurë, siç po e quajnë përfaqësuese. Pra, respektim i konstituimit të institucioneve që burojnë nga zgjedhjet dhe vullneti qytetar, Kuvendi dhe Qeveria.
Por, JO! Refuzim.
Kërkesa për President konsensual, kur vjen koha, ishte e papranueshme për palën tjetër!
Pra, as nga VETËVENDOSJE e as nga LDK, por një qytetar me përkrahje të gjerë.
Nuk është pritur nga një parti që e quan veten instistucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet Parlamentare me zgjedhjen e Presidentit,
meqenëse dallojnë në thelb dhe nuk është koha..