Nënkryetari i PSD-së: Albin Kurti shkeli parimin, kërkoi ndërhyrjen e ambasadorëve

E publikuar: 28/01/2020 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuar në T7, nënkryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Zgjim Hyseni, mes tjerash ka folur për situatën politike aktuale në vend.

Ai ka komentuar edhe negociatat për qeverisje mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

‘’Ne e dijmë që LVV është themeluar mbi kundërshtimin e ndikimit të ndërkombëtarëve, le ta themi qartë nuk mund të presim që Kosova me pas ndikim në sferën gjeopolitike. Por kur flasim për krijimin e Qeverisë nuk kërkohet ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Është VV që ka ndihmu në krijimin e kësaj klime që ndërhyrja e ndërkombëtarëve si problematike’’, ka thënë mes tjerash ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Hyseni ka thënë se e sheh si korrekt veprimin e shtetetve të QUINT-it që të mos marrin pjesë në takimin mes VV-së e LDK-së.