Nënkryetari i LDK’së: Orientimisht mund ta mbajmë këtë muaj Kuvendin e Përgjithshëm

07.07.2019 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nënkryetari i LDK’së: Orientimisht mund ta mbajmë këtë muaj Kuvendin e Përgjithshëm

Zgjedhjet e Kryetarit të ri të LDK’së do të bëhet posa të përfundojnë zgjedhjet nëpër degë. Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka konfirmuar për Express se Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së do të mbahet posa të përfundojnë zgjedhjet edhe në Mitrovicë, Vushtrri, Ferizaj dhe në Degën e Tretë të LDK’së.

Kryetari i ri i LDK’së në Podujevë, Agim Veliu ka konfirmuar për Express e zgjedhjet në LDK orientimisht do të përfundojnë këtë muaj. Ka thënë se s’ka asnjë arsye të shtyhen më shumë posa të përfundojë procesi zgjedhjet në degët e mbetura të LDK’së.

“Jemi kah fundi i zgjedhjeve”, ka thënë Veiu, të dielën për Express.

“Orientimisht mund t’i përfundojmë zgjedhjet këtë muaj”, ka shtuar ai.

LDK ka nisur zgjedhjet para disa muajsh. Të shtunën kanë përfunduar zgjedhjet në Pejë, Istog e Kamenicë. Kanë mbetur të papërfunduara vetëm në Mitrovicë, Vushtrri, Ferizaj dhe në Degën e Tretë të LDK’së. Në disa prej këtyre degëve të mbetura ka pasur probleme gjatë procesit zgjedhor.

“S’ka asnjë arsye të shtyhen zgjedhjet në parti”, ka thënë Veliu, kur është pyetur nëse ka pasur ndonjë

Express ka shkruar sot se Isa Mustafa para disa ditësh kishte mbledhur në Parti tre vendimmarrësit tjerë të LDK’së: Lutfi Hazirin, Haki Rugovën dhe Agim Veliun.

Burime të Express kanë treguar se shefi i LDK’së është pajtuar me tre vartësit e tij që zgjedhjet t’i përfundojnë gjatë këtij muaji.

Arsye janë përgatitjet për rrëzimin e Qeverisë dhe zgjedhjet e reja.

“Krejt kjo për t’u bërë gati për zgjedhjet nacionale”, ka thënë një zyrtar i LDK’së.

Sidoqoftë, në garë për Shef të LDK’së, në terren janë duke punuar Agim Veliu e Lutfi Haziri. Është duke u përmendur edhe Avdullah Hoti por se ky i fundit prej humbjes se zgjedhjeve ka mbetur i heshtur brenda LDK’së.

Ndërkohë, Vjosa Osmani ende po vazhdon të jetë opsion për Kryetare të LDK’së por përkrahësit e saj s’kanë arritur të fitojnë nëpër degët e Partisë.

Në garë vazhdon të jetë edhe ish-Kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu, i cili është mirëpritur të shtunën në Prizren.

Isa Mustafa ishte votuar për Kryetar të LDK’së para katër vitesh kur kishte vendosur që me aklamacion të votohej për Shef partiak. Atëkohë, e kishte eliminuar nga gara Vjosa Osmanin, e cila s’kishte arritur të plotësonte kriterin për t’i hyrë garës, ku kërkoheshin nënshkrimet e 50 plus një të delegatëve të LDK’së.

Sivjet zgjedhjet në LDK kanë nisur më 8 mars. Janë paraparë të përfundojnë në fund të verës, megjithëse, ka pasur paralajmërime se mund të shtyhen edhe deri në vjeshtë, kur edhe pritet të ketë mocion për rrëzimin e Qeverisë.

Aktualisht, Shef i LDK’së është Isa Mustafa, i cili më herë ka mbajtur pozita pasluftës si anëtar i Bordit të UP’së, Kryetar i Prishtinës, Këshilltar i Presidentit, Kryeministër. Para luftës kishte mbajtur pozitën e Ministrit të Financave në Qeverinë e Bujar Bukoshit. Edhe para kësaj kohe, në kohën e sistemit komunist jugosllav, Mustafa kishte mbajtur pozitën Kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit prej vitit 1984-88. Më pas, ishte pjesë e Qeverisë së drejtuar nga Jusuf Zejnullahu, 1989-1990.

Isa Mustafa, Shef i LDK’së ishte bërë duke rrëzuar Fatmir Sejdiun dhe duke sharë SHIK’un dhe PDK’në me të cilët kishte lidhur marrëveshje më vonë për t’u bërë Kryeministër. Mustafa e kishte bërë ish-Shefin e SHIK’ut, Kadri Veselin Kryetar të Paralmentit e Hashim Thaçin President. Ndërkohë, më vonë Kryetari i PDK’së e kishte rrëzuar nga pozita e Kryeministrit.

Zyrtarë të LDK’së kanë thënë se Isa Mustafa po synon të bëhet President i Republikës në një marrëveshje edhe me ndonjërin prej zyrtarëve të partisë së tij që po synon të bëhet Shef i Partisë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve