Nënkryetarët e Kuvendit marrin pjesë në Sesionin e Parë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

E publikuar: 28/01/2020 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës , në përbërje të tre nënkryetarëve Arbërie Nagavci, kryesuese e delegacionit, si dhe Memli Krasniqi e Fikrim Damka, anëtarë të delegacionit, kanë marrë pjesë në punimet e Delegacioni i Kuvendit të Kosovës , në përbërje të tre nënkryetarëve Arbërie Nagavci, kryesuese e delegacionit, si dhe Memli Krasniqi e Fikrim Damka, anëtarë të delegacionit.

Ky delegacion i shoqëruar nga ambasadorja Mimoza Ahmetaj, ka marrë pjesë edhe në takimet e Komiteteve Parlamentare të APKiE-së, atë të Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat të Njeriut, si dhe Komitetit për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.

Nënkryetarët e Kuvendit kanë marrë pjesë edhe në mbledhjet e Grupeve të politike të APKiE-së, ku kanë zhvilluar takime bilaterale me anëtarë të delegacioneve pranë APKiE-se, përfshirë edhe përfaqësues të delegacionit gjerman, në përbërje: Peter Beyer nga koalicioni CDU-CSU, njëherësh raportues për Kosovën në KiE, si dhe Axel Schafer nga Partia Social Demokrate.

Në takim u kërkua përkrahja e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, si dhe mbështetja në procesin e integrimit evropian.

Kryesuesja e delegacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Delegacioni i Kosovës po ashtu u takua edhe me kryetaren e Dytë të Parlamentit Austriak, Doris Bures, SD. Edhe nga Bures u kërkua përkrahja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Bures propozoi që të organizohet një takim i përbashkët në mes të dy delegacioneve të parlamenteve dhe u zotua se do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe më tutje.