Nenad Rashiq kandidati i parë serb për kryeministër të Kosovës

E publikuar: 13/09/2019 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe një politikan i është futur garës për kryeministër të Kosovës.

Nenad Rashiq është politikani i gjashtë që po synon ta marr pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Ai e shpalli kandidaturën këtë të premte me partinë “Sloboda”.

Rashiq është serbi i parë që kandidon për kryeministër të Kosovës.

“Është një propozim shumë i mirë për demokracinë e vendit”, tha Rashiq për Klan Kosova.