Nëna: Nëse do t’ia jepja vetëm një shishe qumësht, djali do të ishte gjallë

E publikuar: 15/10/2017 08:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kam dashur gjithmonë ta shpërndajë me të tjerët se çfarë më ka ndodhur, por jam frikësuar nga paragjykimet”, thotë Jillian Johnson, djali i të cilës tani do të ishte pesë vjeçar, transmeton Gazeta Shneta.

Djali i saj, Landon, ishte gjithmonë i uritur dhe nëna duhej ta ushqente vazhdimisht me gji.

“Landon qante dhe vetëm qante. Gjatë gjithë kohës, edhe kur ishte në gji. Kur e pyeta infermierën, më tha se është për shkak të kohës së ushqyerjes”, ka shpjeguar nëna.

Por në fakt nuk kishte të bënte me procesin e ushqyerjes, por me vet ushqyerjen pasi qumështi i gjirit të nënës nuk ishte ushqyes për Landonin.

Ai ishte i uritur për vdekje gjatë gjithë kohës.

Nëna ishte diagnostifikuar me një sindromë, e cila bënë që qumështi t’i humbë vetitë ushqyese.

“U kthyem në shtëpi duke mos ditur fare se pas 12 orësh, Landon do të pësonte arrest kardiak i shkaktuar nga dehidrimi”, ka rrëfyer Johnson.

“Askush nuk është i shqetësuar për edukimin e nënave për t’i parandaluar këto probleme”, ka deklaruar mjeku Christie Castillo-Hegyi.