“Nëna ime bëri që ta urreja trupin tim”

E publikuar: 26/11/2015 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E shihja të numëronte kaloritë e saj para se të dija se çka ishin në të vërtetë kaloritë!

Kur nëna ime ndikoi që unë të ndjehesha keq me trupin tim, veprimet e saja nuk kishin të bënin fare me mua. Ishte dieta e saj ekstreme që unë fillova ta vërej që kur isha nxënëse e shkollës fillore. Numërimi i kalorive të saj për çdo ngrënie më bënte të pyesja veten nëqoftëse edhe unë po e teproja me ushqimin dhe kaloritë. Por, çfarë ishin ato dreq kalori në të vërtetë? Ajo peshonte ushqimin e saj, peshonte veten dhe shënonte çdo kilogram të humbur në kalendarin që varej mbi shkallët e banjos.

Gjithashtu, ajo na mësoi mua dhe miqtë e mi të numërojmë edhe kaloritë tona. “Vetëm shtoni një zero në fund të peshës suaj që të kuptoni se sa kalori në ditë duhet të keni”, ajo na thoshte gjithmonë. Kur fillova të shtoj peshë në shkollë të mesme, zakonisht siç ndodh tek tinejxherët, ajo më këshilloi të shtoja një zero në fund të peshës sime që të kuptoj se sa kalori duhet të kem në ditë. Që nga këtu filloi turpërimi për trupin tim.

Unë pëlqeja bluza të lirshme dhe xhinse të gjera. Kur ajo më shihte duke veshur këto rroba, më paralajmëronte se nëse vazhdoja të vishem rregullisht me këto lloj rroba, unë kurrë nuk do të isha në gjendje që të kem një të dashur. Në anën tjetër, kur vishja rroba më të ngushta dhe provokuese, ajo më turpëronte për seksualitetin e hapur, duke e vënë babain si peng kundër meje, duke më thënë se ai ndjehet në siklet me gjatësinë e veshjes sime sepse ishte jo e përshtatshme. Në ditët kur vishja rroba më rastësore apo kazuale, ajo më akuzonte për lezbike.

Ajo më bënte vërejtje të vazhdueshme në lidhje me veshjen dhe trupin e shoqeve të mia. Disa i quante topolake e disa anoreksike. Ajo më kritikonte për të pasmet e mia të mëdha, dhe kur i humbisja ato, më quante “të sëmurë” si rezultat i humbjes së peshës.

Nëse më pyesni nëse kjo gjendje ka kontribuar në zhvillimin e çrregullimit të ushqimit dhe rutinës sime të përditshme, po me të vërtetë e ka bërë. Nëse pyesni nëse kjo ka kontribuar në dyshimin e veshjes sime se çka duhet të vishja dhe çfarë dëshiroja të vishja, po me të vërtetë e ka bërë. Dhe, nëqoftëse pyesni nëse kam kaluar vite me terapistë duke punuar për këtë çështje, po me të vërtetë kam kaluar.

Idetë torturuese të nënës sime për imazhin e bukurisë, rrjedhin nga ajo çfarë i mësoi nëna e saj, çfarë shoqëria e mësoi atë, dhe çfarë ajo mblodhi nga besimi konzervator rreth modesties së femrës, virtytit virgjëror dhe pozita e femrës. Kjo është e gjitha – keqinterpretimi dhe terrorizmi brenda dhe jashtë saj. Ajo çfarë ajo ka vuajtur, unë po i pësoj njëlloj. Më pak se tre muaj pas lindjes, ajo më ftoi për t’ju bashkuar sfidës së humbjes në peshë, por pse të ndiqja një sfidë të tillë kur unë isha në peshë mesatare edhe pas lindjes.

Kur unë shoh vajzën time tani, e mendoj nënën time e cila besonte se ishte gjithmonë në të drejtë duke bërë më të mirën e saj, por unë dyshoj se është ashtu. Sido që të jetë, unë jam e gatshme për ti ofruar vajzës sime ndjenjën për vetëbesim ndaj trupit të saj dhe ta pranoj si dhuratë nga natyra, mos të zhgënjehet për përmasat e saj. Unë e di vet se çfarë kam përjetuar dhe e di se sa demoralizuese është përpjekja e vazhdueshme, andaj edhe nuk do ta fundos vajzën në të njejtën humnerë.