Nëna hante në fshehtësi, fëmija që kishte në prehër kthente kokën për ta shikuar (Video)

E publikuar: 19/04/2019 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë prindërit e ndajnë ushqimin me fëmijët, vetëm se një nënë nga Kina deshi të mahitej me fëmijën e saj, derisa po e hante një mollë.

Derisa e mbante në prehër djalin nëntë muajsh, ajo pretendonte se po shikonte televizion, ndërsa ai vazhdimisht e kthente kokën, kur ajo përtypte kafshatën, transmeton Telegrafi.

“Vetëm uroj, që pas këtij rasti t’ia ketë dhënë një copë mollë” ka qenë një prej komenteve të shumta.

Ngjarja është pëlqyer shumë kur u shpërnda në internet, për mënyrën e reagimit të vogëlushit ndaj ushqimit. /Telegrafi/