Nëna fle me pedofilin, ja çfarë u bën vajzave të saj të mitura (+18 Foto)

E publikuar: 20/04/2015 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë ka kyçur dy vajzat e saj të mitura brenda një dhomë gjumi me alarm, kështu që ajo mund të ndajë një shtrat me bashkëshortin, i cili është një i ish-dënuar për abuzim me fëmijë, raporton “MailOnline”.

Shërbimet sociale lokale në Devon, ku jeton pedofili, gruaja e tij dhe dy fëmijët, kanë miratuar planin e masave, pavarësisht se burri më parë ishte burgosur për abuzim me një vajzë nën moshën 13 vjeçe.sex-c1

Lajmi vjen vetëm pak muaj pasi autoritetet lokale e kishin përshkruar atë si një “rrezik të vazhdueshëm” për vajzat, të cilat janë të dyja nën moshën 13-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Vajzat kanë një monitor për fëmijë në dhomën e tyre të gjumit, në mënyrë që të mund të telefonojnë nënën e tyre në qoftë se u duhet të dalin apo shkojnë në tualet.

Gjyshja e vajzave ka folur e shqetësuar dhe e frikësuar mbi sigurinë e mbesave të saj.

Sakaq Këshilli i Qarkut në Devon ka theksuar se policia është informuar dhe po monitoron situatën nga afër dhe po kryen vizita të rregullta në shtëpinë e kësaj familje.