Nëna 50-vjeçare me pamje shumë rinore, tregon fizikun e përkryer në -40 gradë Celsius (Foto)

E publikuar: 14/03/2018 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liu Yelin ka pozuar krenare në sipërfaqen e ngrirë të liqenit Baikal të Rusisë, pasi ende preferon të veshë kostume të larjes edhe kur temperatura bie në -40 gradë Celsius.

Gruaja 50-vjeçare nga Kina, e ka si qëllim jetësor të shëtis botën duke treguar pamjen rinore në bikine – gjendje të cilën e përshkruan si ‘mburojë’ – pa marrë parasysh se sa i paparashikueshëm të jetë moti, transmeton Telegrafi.

Më një mars, fanatikja e fitnesit tregoi trupin e formësuar në Siberi, pavarësisht ‘erërave të akullta, që bënin të ndjehej sikur trupi po i shpohej nga qindra thika’.

Pos pozimit për fotografi, ajo pranoi sfidën që të lahej në ujin e ftohtë dhe të zhytej nën sipërfaqen e ngrirë të liqenit Baikal, që është më i vjetri dhe i thelli në botë. Nëna e një 23-vjeçari, ka dëshirë të luajë sporte ekstreme dhe në kushte jo të favorshme, ndërsa preferon të ketë vetëm bikini seksi.

“Kina është shumë konservatore, nuk mund t’i bëj këto gjëra atje. Nganjëherë më pyesin, pse kam kaq shumë bikini, u përgjigjem se e ruaj materialin për shtet” ka thënë me mahi Yelin.

Në realitet, personaliteti televiziv i pëlqen kostumet e larjes, sepse ia shfaqin komplet trupin, ku nuk ka asgjë për të fshehur. “I kam si mburojë, më plotësojnë. Kur jam gjysmë e zhveshur ndihem e fortë, me vetëbesim, e shëndetshme dhe e re” ka shtuar ajo.

Ish-punonjësja e bibliotekës, nga Henan i Kinës ka udhëtuar për në qytezën e vogël Listvyanka, pasi pa fotografitë e disa të rinjve që bënin patinazh poshtë një peizazhi mbresëlënës. /Telegrafi/