Nën lëkurën e fytyrës sonë rriten gjallesa mikroskopike!

E publikuar: 11/05/2015 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fytyrën shpesh e cilësojmë si një zonë e pastër në organizmin tonë, dhe kujdesi që ne ushtrojmë për të është më i madh se për çdo pjesë të trupit. Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton e kundërta pasi ai na nxjerr në pah se nën lëkurën e fytyrës sonë rriten gjallesa mikroskopike.

Është e pamundur që ne ti shohim ato por ato ndodhen aty dhe shpesh i ndjejmë kur nga kruhet lëkura. Ato janë krijesa mikroskopike me tetë këmbë dhe kanë pamjen dhe formën e merimangës. Ato kalojnë të gjithë jetën në fytyrën tonë, ku ushqehen, shumohen e në fund vdesin.

Sipas studiuesve amerikan këto nuk janë gjallesa të dëmshme, madje një grup shkencëtarësh pohojnë se përmes tyre mund të zbulojnë origjinën dhe prejardhjen e njeriut në Tokë.

Gjallesat që mund të gjenden nën lëkurën e fytyrës sonë janë dy llojesh; Demodex folliculorum dhe D. brevis, të cilat janë gjallesa që klasifikohen në familjen e shumëkëmbëshave dhe të afërmit e tyre më të afërt janë merimangat dhe kërshpushat.

Demodex folliculorumjetojnë në poret e lëkurës, ndërsa D. brevis. jetojnë në thellësi të lëkurës në gjëndrat dhjamore.