Neglizhenca e institucioneve mund t’ua humbë kosovarëve 300 milionë euro kursime në bankat e Serbisë

E publikuar: 11/11/2019 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 300 milionë euro, shteti i Serbisë duhet t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës, sipas aktvendimit të Gjykatës së Strasburgut. Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se kjo gjykatë u ka dhënë të drejtë qytetarëve të Kosovës që t’i marrin kursimet që i kanë pasur të deponuara në bankat e Serbisë, në kohën e paraluftës, raporton KTV.