Negative pas 75 ditësh! Modelja italiane shërohet nga Covid-19

E publikuar: 10/05/2020 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pozitive me koronavirusin prej 75 ditësh, Bianca Dobroiu, modelja 23-vjeçare që u infektua e para në Bolonja nga Covid-19, më në fund është shëruar.

“Këto dy muaj, më janë dukur pafund”, tregon ajo.

E shtruar në spital në fillim të pandemisë, ajo u lejua të kthehej në shtëpi më 5 mars pasi nuk kishte më simptoma. Por, më 18 prill, i kishin komunikuar se tamponi vazhdonte të mos e tregonte negative për dy herë radhazi. Zhvillimi final, mbërriti më 9 maj. Më në fund ajo ishte çliruar nga virusi.

“Edhe unë mund të them më në fund se e munda koronavirusin”, thotë ajo. Të shtunën në fakt, mjekët i komunikuan se ishte negative dhe tani duhet të rikthehet në spital për verifikime të mëtejshme.

“Më kanë thënë se duhet ta kuptojnë më mirë situatën. Prej dy muajsh kam qenë e bllokuar në dhomën time”, thotë ajo, “nuk e di se cfarë do të bëj tani?’

Ndoshta një shëtitje, ndoshta e mbërthyer sërish në krevatin e saj.

“Ndoshta kam harruar si të jetoj ndryshe”, thotë modelja 23-vjeçare./tch/