Nedved: Shpresojmë se nuk do të largohet Dybala

E publikuar: 15/10/2017 08:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai është një prej legjendave të Juventusit dhe gjithmonë ka komente për klubin e zemrës.

Pavel Nedved ka folur për gazetën e njohur italiane “La Repubblica”, ku ka pohuar se Paulo Dybala mund të bëhet lojtari më i mirë në botë.

“Dybala mund të bëhet lojtari më i mirë në botë, Është i pjekur dhe di si të ndreqë gabimet”.

“Shpresoj të mos na e marrë ndonjë skuadër tjetër, por në kohët e sotme gjithçka mund të ndodhë. Me shifrat e çmendura që qarkullojnë, në fund të ditës janë lojtarët ata që vendosin”, u shpreh çeku.

Dybala ka fituar dy tituj të Serie A (Juventus) dhe një të Serie B (Palermo)

Sulmuesi argjentinas raportohet se po vëzhgohet prej dy gjigantëve spanjollë, Barcelonës dhe Real Madridit.

Theksojmë se ylli argjentinas i Juventusit ka gabuar në dy penallti dy ndeshjet e fundit, ku përballë ka pasur portierët e kombëtares shqiptare.

Penalltia e parë e humbur ishte para dy javësh në Bergamo ndaj Atalantës, ku Etrit Berisha shpëtoi skuadrën e tij nga një humbje e mundshme. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2 falë Berishës.

Ndërsa, mbërmë  Dybala dështoi t’i jepte skuadrës së tij të paktën një barazim në shtëpi ndaj Lazios. Shqiptari tjetër, Thomas Strakosha u kthye në hero në Torino duke pritur penalltinë e argjentinasit në minutat e fundit shtesë dhe duke i dhuruar kryeqytetasve tre pikë.

Futbollisti 23-vjeçar për kampionin italian deri më tani ka pasur 73 paraqitje dhe ka shënuar 40 gola.

Ndryshe, Dybala prej vitit 2012 është pjesë e ligës elitare italiane, kur atëbotë luante për Palermon. /Telegrafi/