Nedved i kthehet edhe një herë Marottas: Isha i lënduar, ishe një mësues i madh

E publikuar: 18/12/2018 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Giuseppe Marotta te Interit filloi si një thashetheme e gazetave, por përfundoi në një zyrtarizim pak ditë më parë.

Këtë nuk e kishe befasuar edhe zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, i cili ditë më parë kishte thënë se ‘Beppe’ mund të jetë profesionist i madh, por jo tifoz i Zonjës së Vjetër.

Pasi kjo deklaratë u komentua shumë në media, legjenda çeke e komentoi duke thënë se nuk ishte një sulm drejt drejtorit të Interit.

Presidenti Steven Zhang dhe Marotta gjatë ndeshjes Udinese-Inter në Giuseppe Meazza (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guiver)

“Ajo çfarë kam thënë nuk ishte sulm për Marottan”, ka thënë Nedved.

“Ai ishte një mësues i madh për ne. Thjesht isha pak i lënduar që ai iu bashkua Interit, rivalit tonë të përjetshëm. Më lëndoi paksa, kjo është e gjitha”, shtoi ai.

Marotta ka qenë një nga njerëzit kryesor në rikthimin e Juventusit në krye të majave të futbollit italian në vitet e fundit.

Ky është edhe plani i Interit, që së bashku me italianin të bëjnë një treg të mençur të transferimeve dhe t’i kthehen sukseseve. /Telegrafi/