Në Youtube ky është çifti më i kërkuar nga shqiptarët

E publikuar: 12/10/2018 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata e thyen rrjetin me miliona klikime në Youtube, kur bashkë publikuan këngën e re “Bonnie and Clyde”.

Mozzik dhe Loredana Zefi, të lidhur prej kohësh e në pritje të fëmijës së tyre të parë, janë çifti më i komentuar i ditëve të fundit.

Dyshja po ashtu, kanë marrë pëlqimin e publikut derisa në të dhënat e Google, figuron se ata janë edhe njerëzit më të kërkuar nga shqiptarët gjatë muajit të fundit.

Kjo vlen vetëm për Youtube, dhe me analizat e Google që Prive ka nxjerrë aty figuron emri i Loredanës dhe Mozzikut, e kjo i bën ata çiftin më të kërkuar të ditëve të fundit. /Prive.