Në WhatsApp mund të dërgohen para

E publikuar: 05/04/2017 08:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

WhatsApp ashtu si Facebook Messenger mund të krijojë mundësinë e shkëmbimit të shumave të vogla të parave.

Aplikacioni në pronësi të Mark Zuckerberg, siç bën të ditur faqja indiane The Ken, po mendon të sjellë këtë funksion në Indi brenda 6 muajve të ardhshëm.

WhatsApp mund të përdor UPI, një sistem pagese bankare të miratuar nga qeveria indiane, për t’i dhënë mundësinë përdoruesve të bëjnë pagesa mes tyre thjesht me një dërgim mesazhi. Bëhet fjalë për diçka që ka shumë rëndësi në Indi, ku ky aplikacion ka 200 milionë përdorues.

TechCrunch bëri të ditur në shkurt se Brian Action, një nga themeluesit e WhatsApp, gjatë një vizite në Indi kishte takuar autoritetet dhe pranoi se kompania po fillonte të eksploronte mënyra të reja për të integruar shërbimin e pagesave në çat. Facebook Messenger e ka bërë më parë një gjë të tillë dhe për momentin funksionon vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.