Në Vushtrri shpërndahen 10 mijë maska falas, donacion nga Remzi Ejupi dhe Ilir Mulaku

E publikuar: 18/06/2020 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Vushtrrisë sot ka filluar një kampanjë për të shpërndarë 10,000 maska falas për qytetarët e Vushtrrisë të cilat ishin donacion nga Remzi Ejupi dhe Ilir Mulaku

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“Virusi është real, 2 qytetarë të Vushtrrisë kanë vdekur deri më tani, mbi 200 janë të infektuar. Më mirë me mbajtë maskë sesa me mbyllë sërish qytetin. Me pas virusin nuk është marre, as me mbajtë maskë nuk është marre. Maska, distanca sociale e higjiena na ruan ne, të dashurit tonë dhe qytetin”, ka thënë Tahiri.

Bartja e maskës, distanca sociale dhe higjiena janë tri mjetet themelore për tu mbrojtur nga koronavirusi./Zëri