Në Vushtrri policia merr masa shtesë për sigurinë në shkolla

E publikuar: 22/02/2019 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në shkolla”, që ka për qëllim ofrimin e sigurisë së nxënësve të gjitha niveleve, dhe parandalimit të dukurive negative, Drejtoria e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ka zhvilluar një urdhër-kontroll për nxënësit brenda hapësirave shkollore.

Gjatë realizimit të aksion janë kontrolluar 2400 nxënës, dhe janë konfiskuar 9 mjete të dyshimta:

-Shtatë mjete të mprehta thika;

– një shufër metalike;

-një boks hekuri, njofton Policia e Kosovës në Mitrovicë përcjellë Klan Kosova.

Policia do të jetë në bashkë punim me autoritetet edukativo-arsimore për të ofruar sigurinë në shkolla.